”Të rinjtë ndryshojnë botën”, Erion Veliaj zhvillon takim me 300 të rinj ekselentë
Në Ditën e Rinisë edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me 300 të rinj ekselentë, për të cilët tha se duhet të angazhohen më shumë dhe ta besojnë se mund të ndryshojnë botën.
“Meqë sot kujtojmë një normalitet të ri, atë të lirisë dhe demokracisë, dua t’u uroj gjithë studentëve jo vetëm të Tiranës, por të gjithë Shqipërisë gëzuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, Ditën e studentëve. Ka ende për të bërë, por që sigurisht më e mira është përpara”, tha Veliaj.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Tiranës theksoi se të rinjtë nuk duhet të konsiderohen më si e ardhmja, pasi janë e tashmja.
“Ndaj për të gjithë të rinjtë gazuar festën, jeni e tashmja, jo e ardhmja, dhe duhet të flasim gjithmonë e më shumë për të tashmen dhe duhet flasim gjithmonë e më shumë për të tashmen, sepse 30 vite duke folur për të ardhmen, unë besoj se humbasin kohë shumë të çmuar. Sot ka qeveri të tëra që po marrin vendime për të shpallur emergjencë klimatike falë një vajze të vogël 16-vjeçare, e cila me insistimin e saj ndryshoi botën dhe ndryshoi politikat botërore. Kjo është arsyeja, që unë besoj, se çdo i ri mund të ndryshojë botën”, shtoi Veliaj.
Ai tha se nga Tirana, por edhe nga pjesa tjetër e Shqipërisë kanë dalë të rinj, të cilët sot po bëjnë karrierë të spikatuar nëpër botë.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës