Përplasje në stadiumin El Salvador, raportohen 12 të vdekur

21 Maj 2023 | 08:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stadium në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador, e cila solli 12 viktima.  Një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium pasi portat ishin mbyllur.

Nga ky incident sipas policisë mbetën të vdekur burra dhe gra, të gjithë mbi moshën 18 vjeç.

Përplasja ndodhi gjatë një ndeshjeje midis ekipit vendas Alianza dhe ekipit Fas me bazë në Santa Ana në stadiumin Monumental.

Zyrtarët besojnë se disa tifozëve u janë shitur bileta false dhe thanë se një hetim ishte duke u zhvilluar. Pamjet e shpërndara nga mediat lokale duket se tregojnë tifozët që përpiqen të rrëzojnë barrikadat në hyrje të stadiumit.

“Ishte një ortek tifozësh që kapërceu portën”, tha për gazetarët një vullnetar.

Luis Alonso Amaya, nga Mbrojtja Civile e El Salvadorit, tha se rreth 500 njerëzve u është dhënë ndihmë mjekësore. Ministri i Shëndetësisë Francisco Alabi tha se shumica e të plagosurve janë në gjendje stabile dhe se nuk ka pasur raportime për vdekje nga spitalet.

Federata Salvadorane e Futbollit tha se të gjitha ndeshjet e futbollit të nivelit kombëtar të dielën do të pezullohen. Ai gjithashtu tha se i vjen keq për atë që kishte ndodhur dhe shprehu mbështetje për familjet e viktimave.

Nayib Bukele, presidenti i El Salvadorit, tha se policia do të kryejë hetime shteruese për atë që ndodhi.

“Kushdo që të jenë fajtorët, ata nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, tha ai në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026