Greqia hap pjesërisht Kapshticën, pritet fluks për festa
Gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia në drejtim të tokës shqiptare nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës kanë hyrë 214 persona dhe 44 kamiona. Lajmi bëhet me dije Drejtoria vendore e Kufirit dhe Emigracionit.
Pala greke nga dita e djeshme ka hapur në mënyrë të pjesshme kufirin, duke lejuar daljen nga Greqia në drejtim të Republikës së Shqipërisë për shtetasit shqiptarë dhe kamionët e tonazheve të rënda.
Shtetasit shqiptarë që dalin nga toka helene e hyjnë drejt tokës shqiptare lejohen të kalojnë kufirin vetëm në këmbë, ndërkohë që sipas autoriteteve tona kufitare bëhet me dije se ditët në vazhdim pritet që fluksi të jetë më i madh për shkak të festave.
Momentalisht pika e kalimit kufitar të Kapshticës është duke punuar me dy sportele.
Disa javë më parë shteti grek vendosi të mbyllte pikën kufitare të Kapshticës në kuadër të masave të marrë kundër pandemisë COVID-19.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë