Qarkullonte në makinë me 17-vjeçarin, arrestohet i riu i shpallur në kërkim
Një 20-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Vlorë.
Policia bën me dije se i riu i identifikuar si Xhuljano Hodaj, është kapur në makinën e 17-vjeçarit që po drejtonte makinën “Porche” pa leje drejtimi.
“Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Xhuljano Hodaj, 20 vjeç, banues në Vlorë (pasagjer në automjetin tip “Porche”), i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”- njofton policia.
Për 17-vjeçarin e identifikuar si D.Z ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet