U vra me plumb në kokë, viktima në Kavajë ishte kthyer nga Italia kur iu vra vëllai

21 Maj 2023 | 20:17

Pas vrasjes së të vëllait Arjan Gosa ishte kthyer nga Italia dhe nuk është larguar më deri në mbrëmjen e sotme kur u vra gjatë një atentati të mirëorganizuar.

Viktima Arjan Gosa është vëllai i Armand Gosës që humbi jetën më 29 Mars në Kavajë gjatë një konflikti me Altin Rexhën, ku edhe ky mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.

Vëllezërit Gosa qenë përfshirë dhe në një krim tjetër. Në nëntor  të vitit 2012, në lagjen nr.2, Kavajë, vëllezërit Arian Gosa dhe Armand apo Edmond Gosa, pas një grindjeje banale që Arian Gosa kishte pasur një ditë më parë me Gentian Gjuzin, janë përplasur me Gjuzin, në momentin kur ai po dilte nga një dyqan.

Në grindje e sipër vëllezërit Arian dhe Armand Gosa e kanë goditur Gentian Gjuzin duke e plagosur rëndë.

Ngjarja u mor përsipër nga Armand Gosa që u dënua nga gjykata e Kavajës me 2 vite burg, ndërsa Gjuzi i goditur me kazëm në kokë vdiq disa muaj më pas në spital.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026