G-7 ofron mbështetje afatgjatë për Ukrainën
Presidenti amerikan njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë prej 375 milionë dollarësh.
Presidenti Biden tha se ndihma përfshin municione, mjete të blinduara dhe pajisje të tjera për forcat ukrainase. Udhëheqësit e G-7 i bën jehonë deklaratës së Presidentit Biden, ndërsa kancelari gjerman dhe presidenti francez u shprehën kundër çdo zgjidhjeje pa tërheqjen paraprake të të gjitha trupave ruse nga Ukraina.
Gjatë ditës së fundit të takimit treditor të G-7-ës në Hiroshima të Japonisë, Presidenti Joe Biden njoftoi për një ndihmë të re ushtarake prej 375 milionë dollarësh.
“Sot po njoftoj për një paketë që përfshin më shumë municione, artileri dhe automjete të blinduara për të forcuar aftësitë e Ukrainës në fushën e betejës. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndihmojnë Ukrainën të mbrohet, të rimëkëmbet dhe të rindërtohet. Bashkë me udhëheqësit e tjerë në këtë takim, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën dhe unë premtoj se kjo nuk do të ndryshojë”, tha Presidenti Joe Biden gjatë takimit me homologun ukrainas, Zelensky.
“Faleminderit shumë zoti president. Fillimisht faleminderit për ndihmën dhe mbështetjen tuaj dhe për këtë ndihmë të re. Faleminderit shumë nga populli im dhe jam shumë i lumtur që kemi marrëdhënie kaq të forta”, tha Presidenti Zelensky.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur