Rritja e pagës minimale, 50% të bizneseve e shohin të nevojshme

22 Maj 2023 | 07:36

Në 1 prill hyri në fuqi rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë dhe ky ishte një hap i nevojshëm, i komentuar pozitivisht edhe nga bizneset. Sekretariati i Këshillit të Investimeve në një anketë të zhvilluar në mars të këtij viti me mbi 500 ndërmarrje të madhësive të ndryshme, konstatoi se:

“Rreth 50% e bizneseve mendojnë se rritja e pagës minimale ka qenë e nevojshme/shumë e nevojshme. Kjo tregon se ekziston një dakordësi mbi nevojën për të përmirësuar pagat e punonjësve”, vlerëson raporti. Sekretariati nënvizon se një përqindje e konsiderueshme e kompanive (34%) kanë më shumë se 50% të punonjësve me pagë minimale.

Kjo sipas tij nxjerr në pah rëndësinë e rritjes së pagës minimale për shumë të punësuar. Por rritja e pagës ka rritur automatikisht edhe kostot e operimit të këtyre ndërmarrjeve ku më të ndjeshme kanë qenë në biznese të vogla ndërkohë që për të mëdhatë ndikimi ka qenë më modest. (84% kanë pësuar rritje deri në 30%).

Sipas raportit kompanitë kanë një perceptim të përzier për ndikimin e rritjes së pagës minimale në konkurrueshmërinë e tyre. Ndërsa 39% mendojnë se nuk ka pasur ndikim, 37% mendojnë se i ka bërë më pak konkurrues. Ky perceptim është i njëjtë edhe tek eksportuesit.

Sipas sekretariatit të KI gjysma e kompanive perceptojnë rritje të motivimit të punonjësve në punë (disi/mjaft), kryesisht në shërbime, turizëm dhe industri pas rritjes së pagave. Kjo sugjeron që pagat më të larta mund të çojnë në rritjen e moralit dhe motivimit të punonjësve.

Ndërkohë politika e rritjes së pagave pavarësisht kostove vlerësohet pozitivisht nga kompanitë edhe në parashikimet e të ardhmes duke e cilësuar si një instrument për të frenuar valën e largimit jashtë të punonjësve.

Pavarësisht rritjes së kostove, rreth 50% e kompanive mbështesin rritjen e mëtejshme të pagës minimale, kryesisht në shërbime, tregti dhe turizëm. Rreth një e treta e kompanive mendojnë se kjo do të ndihmojë në frenimin e largimit të fuqisë punëtore në vend, kryesisht në turizëm, tregti dhe industri” thuhet në raport.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026