Çelja e negociatave, Roth: Dështimet në zgjerim me pasoja për stabilitetin dhe sigurinë në Europë
Ministri gjerman Michael Roth e ka cilësuar “gabim serioz politik” dështimin e miratimit të kuadrit negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë që 24 eurodeputetë kanë firmosur një deklaratë, ku kërkojnë mbështetje për dy vendet.
Përpara nisjes së diskutimeve në Këshillin e Çështjeve të përgjithshme të Bashkimit Europian, ministri gjerman për çështje Evropiane, Michael Roth, e ka konsideruar “gabim serioz politik” dështimin që të miratohet korniza negociuese për nisjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Ne po bëjmë gjithçka në mundësitë tona si presidencë që të arrijmë deri tek pajtimi sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të mundësohet konferenca e parë e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe, po ashtu, varësisht nga përmbushja e disa kushteve të mbetura edhe me Shqipërinë. Çfarëdo tjetër do të ishte një gabim serioz politik në dëm të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor që po ashtu do të dëmtonte shumë edhe sigurinë e Evropës në tërësi”, u shpreh Roth.
Më herët, 24 eurodeputetë kanë firmosur një deklaratë, ku mbështesin nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata i bëjnë thirrje Këshillit që të miratojë kuadrin negociues për të dy vendet dhe të ndalojë shtyrjen e mëtejshme të bisedimeve të integrimit. Në letër theksohet se bllokimi aktual i BE-së ndaj hapjes së negociatave po zbeh besimin e Ballkanit Perëndimor ndaj Bashkimit Europian si dhe po zvogëlon fuqinë dhe ndikimin e BE-së në rajon.
Edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhjen mos uljen në konferencën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut brenda këtij viti.
Lexoni gjithashtu:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal