Erdogan siguron mbështetjen e politikanit që doli i treti në zgjedhjet presidenciale

22 Maj 2023 | 17:28

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka siguruar mbështetjen e ultra-nacionalistit që doli i treti në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale turke.

Sinan Ogan mori 5.2 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 maj dhe pamundësoi që Erdogan të shënonte fitore që në rundin e parë.

Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet në rundin e parë dhe ai do të përballet në balotazh me Kemal Kilicdaroglun, kandidatin presidencial të gjashtë partive opozitare.

Ogan u takua me liderin turk të premten dhe mbajti negociata të ndara me aleatët e liderit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

“Ne do të mbështesim kandidatin e Aleancës së Popullit, Recep Tayyip Erdogan, gjatë rundit të dytë të zgjedhjeve që mbahet më 28 maj”, tha ai gjatë një fjalimi televiziv.

Ogan e ka portretizuar veten si mbështetës të nacionalizimit turk të përkrahur nga themeluesi i Turqisë moderne, Kemal Ataturk.

Ai ka kërkuar dëbimin e menjëhershëm të miliona emigrantëve dhe ka kërkuar që shteti të ketë një qëndrim më të ashpër ndaj “terroristëve” – referencë për grupet kurde që luftojnë për autonomi në juglindje të Turqisë.

Pavarësisht mbështetjes së ofruar për Erdoganin, analistët kanë ngritur pikëpyetje nëse votuesit e tij do të votojnë për Erdoganin.

Megjithatë, mbështetja e Oganit për Erdoganin minon përpjekjet e Kilicdaroglut për të marrë sa më shumë vota në mesin e nacionalistëve për raundin e dytë të zgjedhjeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026