“Frikë në kampin opozitar”, analisti: Balotazhi në 28 maj, nxjerr Erdoganin fitues
Analisti Lavdrim Çeka tha për Euronews Albania se Balotazhi në 28 maj mund ta nxjerr fitues presidentin aktual të Turqisë Erdogan. Sipas tij Erdogan arriti rezultate më të mira nga sa priste për këto zgjedhje.
“Për momentin në kampin opozitar ka një frikë tepër të madhe, shpresa e tyre ishte se do dilnin me fitore që në raundin e parë, por ndodhi re kundërta, kandidati i opozitës nuk arriti të merrte as 50%. Kjo ka përhapur edhe frikën pasi ka edhe një përçarje në kampin opozitar. Më 28 maj do jenë zgjedhjet e Balotazhit.
Në raundin e dytë dy kandidatët kryesor që kanë marrë përqindjen më të lartë dhe pika kyçe do jetë kandidati që ka marrë rreth 5%. Gjithë loja është bindja e votuesve të 5%. Loja është më e lehtë për Erdoganin, pasi ka nevojë për një përqindje më të vogël për të fituar në 50%+1, ndërsa në kampin opozitar shanset janë më të ulta”,-tha analisti Lavdrim Çeka në një intervistë për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- KESH vazhdon të shesë energji, arkëton 11.8 mln euro vetëm në maj
- I shoqëruar nga Beci, Rama vizitë në muzeun krimeve të komunizmit në Shkodër
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:26 Trump vijon me paralajmërimet për Iranin: Do t’i godasim shumë fort, Ngushticën e Hormuzit do ta ruajmë ne
- 15:22 Britania e Madhe: Do të shpallim Gardën Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste
- 15:19 Kritik i luftës në Ukrainë, politikani rus Boris Nadezhdin arrestohet nga policia
- 15:12 Strategjitë e mbrojtjes “Vepro vetëm”, reagon Macron: Një absurditet
- 15:10 Franca mbyll përkohësisht tre reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit intensifikohet
- 14:46 Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov