Kritikoi luftën në Ukrainë, vdes në rrethana misterioze zëvendësministri rus

23 Maj 2023 | 10:08

Një tjetër politikan rus, i cili kritikoi luftën në Ukrainë, ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze. Bëhet fjalë për zëvendësministrin rus të Shkencës, Pyotr Kucherenko, 46-vjeç, i cili ka qenë një kritik i pushtimit rus në Ukrainë.

Në një njoftim për mediat, Ministria ruse e Shkencës bëri me dije se zyrtari i lartë vdiq gjatë fundjavës pasi u sëmur në avion teksa kthehej nga Kuba. Por nuk janë bërë me dije shkaqet e plota të vdekjes.

Vdekja e parakohshme e zv. ministrit është një nga shumë vdekjet e papritura dhe të profilit të lartë në të gjithë Rusinë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar. Zyrtarët ushtarakë rusë, biznesmenë dhe kritikët e hapur të luftës kanë vdekur të gjithë në rrethana misterioze të përcjella nga Kremlini si vetëvrasje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026