Rindërtimi, Tabaku: 5 nga 12 godinat tek zona “5 maji” janë kthyer në zyra luksi për qeverinë dhe bashkinë

9 Dhjetor 2020 | 10:10

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar se 5 nga 12 godinat tek zona “5 maji” në Tiranë që janë ndërtuar me fondet e rindërtimit, janë kthyer në zyra luksi për qeverinë dhe bashkinë. 

“5 nga 12 godina te zona “5 maji” po kthehen në zyra luksi për ‘Hajdutët e Fatkeqësisë’ në qeveri dhe bashki. Tërmeti i 26 nëntorit na tregoi të gjithëve se kjo qeveri kishte vjedhur aq shumë, sa as ushqimet bazë nuk gjendeshin në depot e emergjencave civile.

Vesi i përvetësimit të të mirave publike për interesa personale është frymëzimi dhe moto e kësaj qeverie dhe ky ves vjen e përforcohet edhe në kohë fatkeqësie. Fatkeqësisht edhe sot thuajse një vit pas tërmetit fatkeq që goditi vendin, të dhëna tronditëse dalin në pah.Pangopësia e hajnave nuk kursen më askënd”, u shpreh Tabaku.

Ish-deputetja theksoi më tej se në këtë zonë qeveria po nxjerr jashtë banorët për të përfituar për vete.

“Më konkrektisht në zonën “5 Maji” do të ndërtohen 12 godina me vlerë 52 milionë euro; godina të cilat duhet t’u përkisnin banorëve të dëmtuar nga tërmeti. Por nuk do të ndodhë aspak kështu, sepse fondet e rindërtimit, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për një qëllim tinëzar, i cili ushqen me luks pushtetarë dhe qeveritarë të paskrupuj.

Ne kemi faktuar më herët se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, do të zërë një nga godinat e reja në zonën e rindërtimit. Tatimet nuk janë institucioni i vetëm që do të uzurpojë hapësirën e re publike.

Në këtë zonë, që duhet t’u përkiste qytetarëve, qeveria po nxjerr jashtë banorët për t’i dhënë vetes luksin që me paratë që duhet të shkojnë në ndihmë të ndërtimit të banesave të qytetarëve të përfitojë ajo për luksin personal”, u shpreh ajo.

Tabaku akuzoi Ramën dhe Veliajn se janë dy personat që po grabisin familjet e mbetura pa shtëpi.  

Sipas saj shumë shpejt e vërteta do të dalë në shesh dhe fajtorët do të dalin para ligjit. 

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk ndryshojnë aspak nga personazhi famëkeq Tenardie i Viktor Hygoit. Ai plaçkiste të vdekurit, këta grabisin për luksin e tyre godinat që duhet të strehonin familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti. Por shumë shpejt, e vërteta do të dalë, për të dy këta që luajnë me fatkeqësinë e shqiptarëve për interesat e ngushta personale. Për ato që thyejnë besimin e shqiptarëve duke ua trejtësuar fondet për interesa personale. Shqiptarët do t’i ndëshkojnë me votën e tyre në 25 prill 2021. Fajtorët do të përgjigjen për këto sjellje personalisht. Askush nuk mund t’i shpëtojë barazisë përpara ligjit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026