“Beleri” në mediat greke, Dendias: BE nuk do të tolerojë shkeljet e shtetit ligjor

23 Maj 2023 | 16:43

Çështja Beleri vazhdon të komentohet në mediat greke.

Një ditë më parë Nikos Dendias ministri i jashtëm grek i ftuar në televizionin Ant1 për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve greke është pyetur, mes të tjerash edhe për çështjen e Fredi Belerit pas vendimit për zgjatjen e masës së paraburgimit të tij.

“Ministria e Jashtme ka dhënë një njoftim zyrtar”,  – tha ai duke theksuar se “zgjatja e paraburgimit, bie ndesh me ndjenjën e drejtësisë publike dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”. Por  ka edhe gjëra që nuk thuhen në publik ka shtuar Dendias.

“Takova edhe homologen time shqiptare dhe i thashë gjithçka që shumëkush kupton se duhet t’i thosha. Ne nuk duam të sjellim askënd në pozitë të vështirë, por nga ana tjetër jo vetëm qeveria greke, por edhe  BE nuk do të tolerojë shkeljet e shtetit ligjor nga një vend në Europë”, – u shpreh kreu i diplomacisë greke. “Kur u themi të gjitha vendeve se duhet të ketë drejtësi të pavarur, të gjitha vendet që janë në rrugën e anëtarësimit, dhe me të drejtë e themi këtë, në asnjë mënyrë kjo që nuk mund të kundërshtohet dhe të mos zbatohet, pra të ketë drejtësi të pavarur”, shtoi Dendia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026