Përplasja diplomatike për Belerin, Kocaqi: Lojë politike Rama-Mitsotakis, ja arsyeja
Historiania Elena Kocaqi, ishte e ftuar këtë të martë në Euronews Albania, ku analizoi rastin e arrestimit të kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri dhe rritjen e tensioneve mes Athinës dhe Tiranës.
Përplasjen diplomatike mes dy vendeve, Kocaqi e cilësoi si një retorikë politike e bërë me qëllim për shkak të zgjedhjeve në Greqi.
Historania tha se kryeministri Mitsotakis në bashkëpunim me Ramën bëri si “i fortë” në mënyrë që të rriste popullaritetin e tij përmes nacionalizmit, ndërkohë që kryeministri shqiptar tha se do fliste pas zgjedhjeve, në mënyrë që mos t’i prishte punë homologut të tij.
Kocaqi tha se loja mes Tiranës dhe Athinës përfundoi të hënën pas zgjedhjeve në Greqi, moment kur vihet re dhe zbutja e gjuhës diplomatike.
“Zgjedhjet mbaruan të dielën dhe partia fitoi, çka bëri që deklarata e Dendias të hënën të ishte shumë e butë. Duket qartë që ishte një retorikë elektorale dhe unë besoj se janë marrë vesh dhe me Ramën. Rama heshti një javë dhe tha se meqë janë zgjedhjet në Greqi unë nuk do flas këtë javë. Në këtë rast nuk foli pasi ia kishte bërë një favor atyre. I tha atij “ti vazhdo bë atë lojën tënde andej, bë si i fortë të marrësh votat, unë do hesht këtej që ti t’i marrësh votat”. Është një lojë mes Tiranës dhe Athinës që zgjati këtë javë, por duke qenë se mbaruan zgjedhjet në të dyja vendet këtë javë retorika është disi më e qetë. Rama heshti se nuk deshi t’i prishte punë Mitsotakis për zgjedhjet në Greqi”, tha Kocaqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve