GJKKO jep masën e sigurisë për Fredi Belerin

22 Maj 2023 | 15:25

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiri në vendimin e marrë në Dhomë Këshillimi vendosi të pranonte kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, që Fredi Beleri të gjykohet në burg për akuzën e blerjes së votave.

Në përfundim të seancës avokati i Belerit e cilësoi vendimin si të pa bazuar në prova, pasi sipas tij Beleri nuk ka pasur asnjë kontakt me të infiltruarin e policisë.

Beleri do të vijojë të mbahet në ambientet e paraburgimit në Tiranë, ndërkohë që në pikëpyetje mbetet nëse ai do të mund ta marrë mandatin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Beleri së bashku me anëtarin e shtabit të tij elektoral, Pandeli Kokaveshi, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë pasi ndodhet në spital për shkak të gjendjes shëndetësore, akuzohen për shit-blerje votash.

Në fletën e arrestit të lëshuar ndaj Belerit theksohet se ai u ndalua në flagrancë duke blerë vota, ndërkohë që në dosjen e prokurorisë thuhet se blerja e votave është kryer nga Kokaveshi në ambientet e tualetit të një lokali në mesditë dhe jo në momentin e arrestimit. Votat sipas policisë iu blenë të infiltruarit të grupit hetimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026