Qafoku: Rama ishte i papërgatitur për arrestimin e Belerit, i dëmtonte imazhin
Gazetari Roland Qafoku i ftuar në Euronews Albania tha se kryeministri Rama nuk e ka pritur arrestimin e Fredi Belerit. Sipas tij deklaratat e Ramës në fillim kanë qenë sulmuese por nuk e ka ditur se pas deklaratave të tij në media, disa policë vëmendshëm do shkonin ta arrestonin.
Qafoku tha gjithashtu se Rama nuk e ka pritur mirë lajmin e arrestimit të Belerit, pasi arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve ishte në dëm të imazhit të Ramës.
“Rama në fjalimin e tij u kujdes ta thoshte që ne do bisedojmë pas zgjedhjeve me politikanët grekë, por nuk harrojmë presionin.
Rama nuk ka të drejtë që këtë ta thotë për prokurorët dhe gjykatësit sepse nuk I drejton ai, e hanë apo jo presionin gjykatësit, këtë e dinë ata, por që Rama u gjet i papërgatitur nga arrestimi i Belerit, mjafton të kujtojmë deklaratat e Ramës që tha se policia duhet të sheshoj e të këqyrë mirë provat.
Aty më la të kuptoja se Rama vetë ishte i papërgatitur për këtë arrestim. Nga deklaratat e tij duket që nuk ka qenë në dijeni për arrestimin e Belerit, sepse arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve sigurisht që ka qenë në dëm të Ramës”,-tha Roland Qafoku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë