SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

23 Maj 2023 | 19:38

Shtetet e Bashkuara më 23 maj vendosën një rund të ri sanksionesh të lidhura me Korenë e Veriut.

Në listën e sanksioneve janë vendosur katër organizata dhe një individ për përfshirjen e tyre në fshehjen e fondeve dhe në aktivitete dashakeqe kibernetike, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Një individ, i identifikuar si Kim Sang Man, dhe kompania për bashkëpunim të teknologjisë së informacionit, Chinyong – me seli në Korenë e Veriut – u sanksionuan nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut, për shkak të aktivitetit të tyre në fushën e teknologjisë informative, tha Thesari.

Koreja e Veriut mbikëqyrë mijëra punëtorë të teknologjisë informative në mbarë botën, por shumica e tyre janë të vendosur në Kinë dhe Rusi, tha Thesari. Këta punëtorë “gjenerojnë të ardhura që i kontribuojnë programeve të armëve të shkatërrimit në masë dhe programeve të raketave balistike”.

Këta punëtorë fshehin identitetin e tyre, vendndodhjen dhe prejardhjen e tyre dhe përdorin dokumente të rreme për të aplikuar për punë, thanë autoritetet amerikane.

Tri grupet e tjera të sanksionuara nga Uashingtoni – Qendra Kërkimore 110, Universiteti i Automatizmit në Penjian dhe Byroja e Zbulimit Teknik – paraprakisht ishin sanksionuar nga Koreja e Jugut për përfshirjen e tyre në operacionet kibernetike dhe gjenerimin e paligjshëm të të ardhurave, me të cilat mbështetej programi i armëve të shkatërrimit në masë i Koresë së Veriut, tha Thesari amerikan

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026