Rritja e çmimeve detyron shqiptarët të shpenzojnë vetëm për shportën, transporti e arsimi në krizë

9 Dhjetor 2020 | 15:36

Kriza ekonomike që po shoqëron pandeminë Covid-19 ka tkurrur ndjeshëm konsumin. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se inflacioni për muajin nëntor zbriti në 1.6 për qind, ndërsa shqiptarët kanalizuan shpenzimet në 90 % të blerjeve vetëm për shportën ushqimore.

Në terma mujore, në krahasim me tetorin, ndërkohë, çmimet e konsumit kanë rënë me 0.5%.

Çmimet e grupeve të të tjera si mobilje, taksa e tarifa mujore, hotele e restorante kanë kontribuar pozitivisht lehtë, ndërsa shpenzimet për karburant, transport urban e shërbimi arsimor janë reduktuar, kjo për shkak të paralizimit nga pandemia dhe pasigurisë për periudhën në vazhdim.

Me ulje të çmimit dhe kërkesave është pasuar edhe grupi i veshjeve e këpucëve.

Sa i përket shportës ushqimore, zarzavatet janë rritur me shifra dyshifrorë. Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, çmimet e perimeve dhe ato të frutave janë përkatësisht 13% dhe 4% më të shtrenjta.

Duke u nisur edhe nga perceptimi i individëve dhe bizneseve për ekonominë, sipas institucioneve financiare muajt në vijim do të përkeqësojnë ekonominë e familjeve shqiptare ndërkohë që edhe Banka e Shqipërisë është shprehur se inflacioni nuk do t’i afrohet objektivit prej 3% para vitit 2022.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026