Basha nis sot takimet për rikthimin, 2 grupet e PD-së mbledhje në të njëjtën kohë

24 Maj 2023 | 11:19

Kjo e mërkurë, 24 maj, pritet të jetë një ditë mjaft e ngarkuar për Partinë Demokratike zyrtare dhe Komisionin e Rithemelimit.

Bëhet me dije se ish-kryeministri Berisha pritet të mbledhë në orën 13:00, në selinë blu, grupin parlamentar të Rithemelimit.

Sakaq, po në të njëjtën orë, Partia Demokratike zyrtare pritet të mbledhë edhe ajo grupin e saj parlamentar në selinë e re të PD-së.

Por ajo që bie në sy është rikthimi i ish-kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pritet të mbajë një takim me të rinjtë e Partisë Demokratike.

Burime bëjnë me dije se takimi është planifikuar të mbahet në orën 17:00 në hotel Rogner, në kryeqytet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026