Sot seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut, mungojnë dy avokatët mbrojtës

24 Maj 2023 | 12:10

Ditën e sotme mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka bërë me dije se seanca mund të shtyhet edhe sot pasi të dy avokatët mbrojtës të Mediut nuk do të jenë prezentë.
Këto të fundit kanë depozituar kërkesë pranë sekretarisë së Gjykatës së Posaçme duke thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë.

“Njëri për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa tjetri është në një seancë tjetër gjyqësore”- tha Ferhati.

Për këtë zvarritje janë ankuar edhe familjarët e viktimave të Gërdecit, sepse ende nuk kanë një vendim nga Gjykata nëse do të lejohen që të jenë pjesë e procesit apo jo.

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Mediun, që do të thotë se nëse ai do të shpallet fajtor, automatikisht do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.

Sakaq, Prokuroria e Posaçme po zhvillon një hetim paralel lidhur me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave për tragjedinë e Gërdecit.

Hetimi ka nisur bazuar vetëm në veprat penale, pa emra konkretë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026