Trupat e NATO-s e SHBA në Shqipëri, koloneli: Ja pse vijnë në vendin tonë

24 Maj 2023 | 11:42

Stërvitja “Defender Europë ‘23” është një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe, e përvitshme, drejtuar nga ushtria e SHBA-ve, e cila ka në fokus konsolidimin e elementëve të gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave të armatosura të Amerikës, vendeve të NATO-s dhe atyre partnere.

Në kuadër të këtij angazhimi stërvitor , në datat 15 maj – 9 qershor 2023, vendi ynë do të mirëpresë dhe zhvillojë  dy lloj  stërvitjesh.

Në lidhje me këtë kolonel Arian Osmani, u shpreh se kjo stërvitje në vendin tonë këtë vit është më e vogël krahasuar me vitin 2021.

Më tej ai theksoi se stërvitja ndodh në vendin tonë pasi Shqipëria është një element shumë i rëndësishëm për sa i takon gjeostrategjisë.

“Krahasuar me vitin 2021 , kjo stërvitje vjen më e vogël për nga  natyra e dislokimit të trupave. Skenarët ndryshojnë dhe janë  pjesë e vendimmarrjes së lartë politike në NATO. Shqipëria është një element shumë i rëndësishëm për sa i takon gjeostrategjisë dhe kjo tashmë është e vlerësuar jo vetëm nga aleatët por dhe nga të gjitha nivelet e vendimmarrjes. Zhvillimi i Forcës së Armatosur i përfshin të gjithë elementët dhe të gjithë komponentët e saj përbërës. Nuk mund të kesh një forcë të armatosur të zhvilluar të mordenizuar, të mirëtranjuar, pa i pasur  të balancuar të gjithë komponentët përbërës. Të gjithë forcat e armatosura kanë rolin e vet”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026