Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet pa shenja jete 49 vjeçarja

24 Maj 2023 | 13:55

Është gjetur pa shenja jete 49 vjeçarja Mimoza Kristo, e cila kishte humbur kontaktet me familjarët 4 ditë më parë.

Burime konfirmojnë se viktima u gjet nga familjarët në afërsi të një banese në fshatin Gozhdarazhdë, në Kolonjë.

Ka qenë vëllai i saj, ai i cili ka deklaruar humbjen e kontakteve me viktimën në datën 20 Prill, dita kur Mimoza Kristo ishte larguar nga banesa.

Ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Pritet ekspertiza mjeko ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi arsyet e vdekjes së 49-vjeçares.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026