Zëdhënësi i fushatës së Belerit: Më vendosën çip në makinë, përgjuan vëllanë mekanik
Zëdhënësi i fushatës së Fredi Belerit, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku hodhi akuza të forta në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës.
Dhuli tha se në mënyrë të paligjshme është vënë nën përgjim i gjithë shtabi elektoral i Fredi Belerit, madje dhe familjarëve të tyre.
Ai solli në vëmendje dhe një rast personal, teksa tha se makinës së tij personale i ishte vendosur çip nga policia dhe nuk përgjohej ai, por vëllai i tij mekanik, që s’ka asnjë lidhje me politikën.
“Unë kam një detaj juridik. Kjo histori ka një tjetër skandal. Prokuroria e Vlorës jep urdhër për përgjimin e Fredi Belerit dhe 4 personave të tjerë të cilët nuk janë pjesë e shtabit electoral. Çfarë bën policia e Himarës?! Vë në përgjim të gjithë shtabin elektorale të Fredi Belerit, në kundërshtim me çdo ligj të mundshëm, duke i vënë çipa makinave tona. Në rastin tim kanë bërë një skandal tjetër, që po e bëj publike tani për herë të parë. I vendosën çip makinës time dhe nuk përgjonin mua, që jam pjesë e shtabit të Belerit, por përgjojnë vëllanë tim, një person që nuk është marrë kurrë me politikë, një njeri që pounon 16-orë si mekanik dhe duhet ta përgjojnë ca policië bastardë të Edi Ramës. Pse duhet ta përgjojnë vëllanë tim? Vetëm sepse unë merrem me politikë. E kupton çfarë bëjnë këta, vënë në përgjim familjarët tanë”, tha Dhuli.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë