Shpërthimet trondisin Holandën, sulme me eksploziv bizneseve polake

9 Dhjetor 2020 | 21:12

Tre supermarkete polake të së njëjtës kompani janë sulmuar me eksploziv në 2 ditët e fundit në Holandë.

Të mërkurën, policia deklaroi se shpërthimi i radhës kishte dëmtuar një prej subjekteve në 5 e 15 të mëngjesit, në qytetin Beverwijk, 30 km në veri-perëndim të Amstërdamit. Për fat të mirë, askush nuk mbeti i plagosur.

“Nuk e di ç’po ndodh. Do të toja ta dija. Shpresoj që policia të kapë fajtorët sa më shpejt. Vetëm për këtë mendoj për momentin, që gjërat të zbardhen sa më parë. Nëse më pyesni mua, nuk di çfarë t’ju them. Situata është e vështirë. Gjithçka filloi dy ditë më parë dhe tani, pas asaj që ndodhi sot, është bërë edhe më keq”, deklaroi Mohamad Mahmoed, punonjës i dyqaneve të sulmuara.

Sipas mediave holandeze, pronari i supermarketit të sulmuar zotëron një tjetër subjekt tregtar në lokalitetin Alsmer, që u dëmtua nga një shpërthim në orët e para të së martës.

Të njëjtën ditë, një tjetër shpërthim dëmtoi një supermarket në qytetin jugor Heswijk Dinther. Edhe këtu pati vetëm dëme materiale.

Policia, që po heton ngjarjet, nuk ka bërë të ditur motivet e mundshme të tyre. Por në vitet e fundit, dhuna e bandave ka lënë shenjë në Holandë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026