Kol dhe Mrika Lleshaj supergjyshërit që mundën COVID-19
Prej 72 vjetësh ata kujdesen për njeri–tjetrin. Në një rrëfim ekskluziv për Euronews çifti i të moshuarve tregoi se si arritën ta kalojnë sëmundjen.
Jetojnë në fshatin Prosek të Mirditës, në një kullë ku kanë rritur 8 fëmijë.
Pas një muaji kurimi në shtëpi, ata i janë rikthyer punëve, për të cilat thonë se kujdesen çdo ditë në këto 25 vitet e fundit që jetojnë së bashku larg fëmijëve.
Përballja me virusin nuk ka qenë e lehtë për ta, por në fund ja kanë dalë. Teksa rrëfyen momentet e vështira, Kola tregoi se si arriti ta kalojë këtë sëmundje.
“Unë kam pesë operacione të trup, me i mbledh të pesta këto nuk ma ka bo sa ma ka bo kjo sëmundje. Kam kërkuar dhe ndihmën e mjekut dhe nuk është kollaj kjo me e përballu edhe me shpenzime. Mua familja më ka vënë dietë. Ditën e parë që më ka kap sëmundja e 60 ditë, tre herë në ditë unë kam ngrënë tre lugë mjaltë tre limona dhe tre portokalle. Duhet ajër, duhet të ecësh. Kam bërë prova, tani shkoj deri në një kilometër e gjysmë,” – u shpreh 90-vjeçari.
Ai thotë se në spital nuk do të shkonte, duke u nisur nga fakti që qendra shëndetësore e fshatit nuk ka asnjë kusht.
“Nuk do shkoja për arsye se qendra shëndetësore nuk ka një aparat me më mat tensionin mua, s`ka një shiringë,” – tha ai.
94 vjeçarja Mrika, tregon se kujdesi i bashkëshortit 90 vjeçar edhe pse i sëmurë njësoj sa ajo, s`i ka munguar ditë-natë. Kafen dhe një gotë raki për çdo ditë, nuk i ka lënë as në ditët me COVID.
“Koka më dhimbte më tepër, gjë s`mund të haja, unë vetëm se dua kafen e rakinë. Këtu kisha të shtruarën time, aty ai, gjithë natën qanim, bërtisnim, çohej në këmbë për t’u kujdesur për mua,” – tregoi Mrika.
Krahas kujdesit për njeri-tjetrin një nga vajzat u mbyll bashkë me prindërit për t`u shërbyer, e kur gjendja e tyre vazhdoi po njësoj, nga emigracioni u kthyen edhe fëmijët e tjerë, duke i shërbyer me radhë njëri pas tjetrit.
Një familje e madhe e me shumë fëmijë sipas të zotit të shtëpisë është jo vetëm traditë e shqiptarit por një mbështetje për ditë të mira e të vështira.
“Djemtë më kanë ardhur të tre djemtë nga Italia, vajza, kunata, e reja, të gjithë më kanë ardhur këtu më kanë shërbyer nga 10 ditë për shoq,” – tha Kola.
Historia e tyre është një mesazh shprese në ditë si këto ku COVID-19 ka mbërthyer gjithë botën, por që supergjyshërit nuk i mposhti.
Ata presin të festojnë së bashku 100 vjetorin e lindjes dhe 80 vjetorin e martesës së tyre.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta