Shqipëria po plaket, lindjet në rënie: Më pak bebe në 3 muajt e parë të vitit 2023
Më pak bebe dhe më shumë të moshuar. Kjo është panorama gjithmonë e më e theksuar e Shqipërisë në 10 vitet e fundit.
Trendi gjithmonë në rënie i lindjeve nuk po ndalet.
Edhe 2023 ka nisur me më pak bebe krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në 3 muajt e parë të vitit janë regjistruar 5.164 lindje, shifër kjo 16.7% më e ulët se e njëjta periudhë e vitit 2022.
Lindjet po bien në të gjitha qytetet, por më e ndjeshme është në qytetin e Lezhës, ku në 3 muaj e parë të 2023 kanë ardhur në jetë 215 bebe nga 322 që erdhën në 2022.
Tirana është qarku me numrin më të madh të lindjeve, ndërsa Gjirokastra më numrin më të ulët.
Nëse do të shohim në harkun vjetor të 2022, në Shqipëri kanë ardhur në jetë 24.688 foshnja, duke shënuar një rënie me 9,3% në krahasim me vitin 2021 .
Por 2022, ka shënuar shtesë natyrore positive të popullisë, me 690 lindje më shumë se sa vdekjet, trend ky i cili ishte përmbysur gjatë viteve të pandemisë, si pasojë e numri të lartë të vdekjeve.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta