Vrasja e Klodian Rashës, Rama: Në orën 18.00 ndaj qëndrimin tim për vdekjen e tij tragjike

10 Dhjetor 2020 | 11:38

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në orën 18:00 do të dalë publikisht për të folur për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Kreu i qeverisë shprehet se sot do të mbajë një qëndrim për vdekjen tragjike të të riut.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25-vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama në një postim në Twtter. 

Ndërkohë nga Baldushku, ku mori pjesë në përurimin e një shtëpie të rindërtuar pas tërmetit të vitit të shkuar, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka shprehur mirëkuptim për reagimin qytetar dhe situatën që po kalon familja Rasha.

Ai ka thënë se “kush ka bërë gabim duhet të mbajë përgjegjësi” dhe se familja dhe qytetarët “kanë të drejtë që kërkojnë drejtësi”. Për sa i përket dëmtimeve të dekorit të festave të fundvitit, Veliaj tha se nuk ishin problem, për aq kohë sa çështja është më e madhe dhe se “janë gjëra që rregullohen sërish”.

“Ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi. Ka të drejtë familja që është zemërthyer, e mirëkuptoj totalisht.Ka të drejtë edhe një pjesë e qytetarëve, se jo të gjithë janë të dhunshëm. Një pjesë e qytetarëve thjesht kanë një revoltë dhe thonë kjo nuk duhet të ndodhë, nuk ka arsye për t’i marrë jetën dikujt. Kurse ajo minoranca që shkatërron, nuk përben problem, do i rregullojmë prapë”, u shpreh Veliaj.

Klodian Rasha u vra me armë zjarri tre ditë më parë nga një efektiv i forcave “Shqiponja” në zonën e Laprakës në Tiranë. 

Për këtë ngjarje të rëndë qindra qytetarë dolën dje në protestë.

Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, protesta u shoqërua edhe me tensione, ku prej përplasjeve fizike 16 punonjës të rendit mbetën të lënduar.

Për këtë protestë policia ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Ndërkohë pasditen e sotme pritet të zhvillohet një tjetër protestë pranë ministrisë së Brendshme.

 

Lexoni gjithashtu:

U plagos gjatë protestës, polici i nënshtrohet ndërhyrjes së parë kirurgjikale

Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026