BE diskuton akordet tregtare, unioni frikë për dëmtimin e tregjeve të brendshme

25 Maj 2023 | 20:05

Aktivistët e “Greenpeace” kanë pritur ministrat e Tregtisë të BE-së me një protestë të enjten në Bruksel.

Në agjendë janë marrëveshjet e tregtisë së lirë që 27 vendet anëtare po negociojnë, përfshirë atë me bllokun amerikano-jugor të njohur si Merkosur.

Por bisedimet nuk u kufizuan me aq. Në tryezë ishin edhe diskutimet për marrëveshjet me Indinë, Indonezinë dhe Australinë.

Kjo tregon se sa marrëveshje janë në diskutim, por ende të paratifikuara. Disa vende të BE-së po vënë në dyshim dobishmërinë dhe vlerat e këtyre akordeve, që në njëfarë mënyre po shkaktojnë lodhje.

“Mendoj se termi ‘lodhje’ është i përshtatshëm”, tha Ville Skinnari, ministër i Tregtisë së Finlandës.

Sipas ministrit francez për Tregtinë me Jashtë, kjo lodhje mund të shpjegohet me nevojën për të mbrojtur interesat evropiane.

“Marrëveshjet duhet të miratohen pa vënë në rrezik sektorët tanë. I referohem në veçanti sektorit të agrikulturës. Duhet të jemi vigjilentë dhe nga ky këndvështrim koha që kërkojnë negociatat duhet përdorur për të arritur kompromise të pranueshme si nga shtetet, edhe nga opinioni publik”, shprehet Olivier Becht, ministër për Tregtinë me Jashtë, Francë.

Për BE-në, këto marrëveshje janë një sinjal që u dërgohet partnerëve ndërkombëtarë për të treguar mbështetjen ndaj multilateralizmit. Por disa duan ta ngadalësojnë këtë dinamikë.

“Mendoj se kjo situatë është pjesërisht pasojë e suksesit të globalizimit në dy mënyra. Mënyra e parë është që kemi ulur shumë tarifa në nivele historike. Që do të thotë se përfitimet nga këto akorde nuk janë aq të mëdha sa ç’kanë qenë dikur. Gjithashtu, kjo do të thotë se as përfitimet nga një marrëveshje e re nuk do të jenë aq të mëdha. Arsyeja e dytë është se ne kemi parë shumë zhvendosje të industrive në BE për shkak të globalizimit dhe teknologjisë, që do të thotë se kemi rritur pabarazinë në BE dhe kjo ka çuar në një kundërpërgjigje nga njerëzit e prekur nga kjo pabarazi ndaj globalizimit dhe këtyre marrëveshjeve tregtare”, thotë Niclas Poitiers, studiues, Instituti Bruegel.

Për shumë vite me radhë BE ka shtyrë konkretizimin e këtyre marrëveshjeve. Por duke parë situatën ndërkombëtare gjeopolitike dhe vështirësitë që po hasen me zinxhirët e furnizimit për shkak të pandemisë, vendet anëtare tani duan të reflektojnë mbi qasjen e tyre ndaj tregtisë së lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60,000 njerëzve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të cilëve u është thënë të...
07:59 | 25/07/2026

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026