Kanada, shteti i tretë që miraton vaksinën Pfizer anti-COVID-19

10 Dhjetor 2020 | 11:11

Kanadaja është shteti i tretë në botë që miraton vaksinën e kompanisë Pfizer dhe BioNTech kundër COVID-19, pas Britanisë dhe Bahrainit.

Autoritetet e shëndetësisë në Kanada thanë se vaksinat do të mbërrijnë javën e ardhshme, dhe e quajtën autorizimin një “moment historik” në luftën me coronavirus-in.

Agjencia që e miratoi vaksinën, u shpreh se vaksina anti-Covid plotësoi “kërkesat e saj të rrepta të sigurisë, efikasitetit por edhe cilësisë”.

Vaksina fillimisht është autorizuar për përdorim te njerëzit e moshës mbi 16 vjeç, por punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit, do të jenë ndër të parët që do ta marrin atë, duke qenë se bëjnë pjesë te kategoria e njerëzve më të rrezikuar.

Kryeministri i vendit, Justin Trudeau, se do të merrën 30 000 doza vaksine gjatë javës që vjen, dhe shumë të tjera do të vijnë në vazhdimësi, por duhet të kemi kujdes se na pret një dimër i vështirë para.

Ndërkohë, Kanadaja ka porositur 20 milion doza të vaksinës, të mjaftueshme për 10 milion njerëz duke qenë se secili do të marrë nga dy doza, dhe do të sigurohen edhe 56 milion të tjera në ditët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022