Arian Çani rendit emrat që mund të zëvendësojnë Ramën pas 2029-tës

25 Maj 2023 | 22:58

Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin” se ishte i bindur që deri në vitin 2029 do të ishte Edi Rama kryeministër.

Sipas tij është shumë e vështirë të mundet, duke e krahasuar me një sulltan të plotfuqishëm, ndërsa u shpreh se ishte kurioz të shihte se kush do të mund të kalonte në majën e piramidës ku ndodhet Rama sot. Gazetari renditi dhe emrat që ai i konsideron si potencial për të zëvendësuar Ramën.

“Jemi në 2023-shin, minimumi deri në 2029-tën kemi Ramsin atje lart, nuk lëviz asgjë. Të gjithë të tjerët që janë poshtë, është Ramsi lart, janë vende bosh pafund dhe këta të tjerët që janë poshtë, ose do përfundojnë në burg siç përfundoi Beleri që kandidoi pa lejen e Ramsit në Himarë. Për mua ambicien potenciale për t’u bërë kryeministër e kanë, Berisha një, edhe pse duket e pamundur, i dyti Lul Basha, Jorida Tabaku, Arlind Qori e ka mision, nuk e ka ëndërr, kujdes Gaz Bardhin, është i rrezikshëm politikisht Bardhi, është snajper politik. Nuk e di ç’do bëjë Alibeaj, iku për t’i lënë vendin Bashën, a do të futet në konkurrim për të marrë PD-në apo jo, por edhe Alibeaj më duket ambicioz i madh, nuk e di pse e dha dorëheqjen,” – u shpreh Çani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026