Sulme me thikë dhe armë zjarri në qendër të Japonisë, tre të vdekur

26 Maj 2023 | 07:11

Tre persona janë vrarë si pasojë e sulmeve me thikë dhe të shtënave me armë zjarri në qendër të Japonisë. Sulmuesi i dyshuar raportohet të ketë therur një grua, para se të sulmonte me armë zjarri dy zyrtarë policorë në qytetin Nakano.

Më vonë, sulmuesi e ka plagosur edhe një person tjetër. I dyshuari, që besohet se është bujk, në të 30-at, është fshehur në një ndërtesë, pas incidentit.

Sipas mediave japoneze, nëna e të dyshuarit ka ikur nga ndërtesa ku është fshehur i biri.

Sulmet me armë janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, pavarësisht vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, në korrik të vitit të kaluar.  Abe ka qenë kryeministri që ka udhëhequr më së gjati në Japoni, dhe vdekja e tij e ka tronditur shtetin.

Armët e zjarrit janë të ndaluara në Japoni, dhe shumë rrallë raportohet për sulme të dhunshme. Më 2014, në Japoni janë regjistruar vetëm gjashtë incidente apo vdekje si pasojë e armëve, ndërsa në Shtetet e Bashkuara 33.599.

Njerëzit duhet të kalojnë teste shumë të vështira dhe teste të shëndetit mendor, në mënyrë që të blejnë një armë në Japoni.  Edhe pas kalimit të testeve, ata mund të posedojnë vetëm disa lloje armësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026