8 mln vdekje çdo vit, OBSH-qeverive: Ndaloni subvencionin e bujqësisë së duhanit

26 Maj 2023 | 17:41

8 milionë vdekje çdo vit mendohet se shkaktohen si pasojë e duhanpirjes apo ekspozimit ndaj tij.

Për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë në prag të ditës botërore kundër duhanit iu bëri apel qeverive të gjithë botës që të ndalojnë subvencionimin e bujqësisë së duhanit dhe të mbështesin kultura më të qëndrueshme që mund të ushqejnë njerëzit në botë.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se  “qeveritë përqark botës shpenzojnë miliona duke mbështetur fermerët e duhanit, ndërkohë që duhet të mbjellim kultura ushqimore në vend të tij, duke i dhënë prioritet shëndetit, mbrojtjes së ekosistemit dhe të sigurojmë ushqim për të gjithë”, tha kreu i OBSH.

Një raport i ri i OBSH-së, i quajtur “Rritni ushqimin, jo duhanin”, thekson të këqijat e rritjes së duhanit dhe përfitimet e kalimit në kultura ushqimore më të qëndrueshme për fermerët, komunitetet, ekonomitë, mjedisin dhe botën në përgjithësi.

Sipas këtij raporti, 3,2 milionë hektarë tokë në 124 shtete po përdoren për të rritur duhanin vdekjeprurës, në një kohë që 349 milionë njerëz po përballen me pasigurinë ushqimore.

Bujqësia e duhanit shkakton sëmundje tek vetë fermerët dhe më shumë se 1,3 milionë fëmijë punojnë në fermat e duhanit, duke humbur mundësinë e tyre për arsimim.

Fermerët që punojnë në fushat e duhanit janë të ekspozuar njëlloj si të kenë pirë 50 cigare në ditë, duke shfaqur kështu sëmundje të mushkërive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026