Jep dorëheqjen ministri Sandër Lleshaj

10 Dhjetor 2020 | 17:04

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas ngjarjes së rëndë ku një punonjës policie vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Gjatë fjalimit të tij lidhur me rastin, Rama tha se ministri i Brendshëm Lleshaj i kishte paraqitur dorëheqjen që pas ngjarjes, mirëpo ai i kishte kërkuar që të mbetej në detyrë, së paku deri në kthimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“I kam thënë të më pres të kthehem sepse kam dashur ta shoh në sy, ta dëgjoj dhe të më dëgjojë e të jem bashkë me të në momentin e këtij hapi të rëndësishëm [dorëheqjes] dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten dhe detyrën e tij Sandër Lleshaj,” – u shpreh Rama duke këmbëngulur se “jo të gjithë janë njësoj” me nënkuptimin këtu se ndryshe nga qeveria para-ardhëse tashmë mbahej përgjegjësi.

Kryeministri e konsideroi vendimin e Lleshajt “si vendim të një shqiptari të mirë, i cili jep kontributin e tij për të qetësuar situatën”.

Kështu pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, qeveria e kryeministrit Rama detyrohet të ndryshojë ministrin e Brendshëm, kjo për herë të dytë brenda një mandati.

Lleshaj u emërua ministër më 28 nëntor 2018, një ditë pas largimit nga detyra të Fatmir Xhafajt. Ky i fundit qe vënë nën trysni nga opozita për shkak se i vëllai i rezultonte i dënuar në Itali.

Në karrierën e tij, Lleshaj deri në vitin 2013 ishte pjesë e Forcave të Armatosura me gradën madhore Gjeneral Brigade dhe Zëvendës-Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Në shtator të atij viti ai ishte kaluar në lirim dhe ishte angazhuar si këshilltar për sigurinë pranë kabinetit të kryeministrit Rama, pozicion të cilin e mbajti për gjashtë vite deri në momentin kur u bë ministër.

Lleshaj e nisi detyrën duke propozuar emërimin në polici të ish-ushtarakëve të dalë në lirim, propozim që nuk gjeti mbështetje as nga socialistët. Ai e justifikoi propozimin me përpjekjen e tij për të reformuar policinë, reformim që më pas e kaloi vetëm përmes procesit të vetingut.

Përmes nismave të tij qeveria ndryshoi kodin penal, kodin rrugor dhe ligjin e policisë duke i dhënë kësaj të fundit kompetenca për përgjimin dhe vëzhgimin ambiental.

Opozita e ka kritikuar shpesh për udhëzimin e policisë, kryesisht në rastet e protestave, për të përdorur gaz lotsjellës dhe sidomos për ndërhyrjen e dhunshme me forca të armatosura në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Së fundmi Lleshaj kishte deklaruar tërheqjen nga politika aktive pas përfundimit të mandatit, ndërsa Partia Socialiste nuk e kishte përfshirë në asnjë post drejtuesi qarku apo shtabi elektoral për zgjedhjet e ardhshme.

 

Lexoni gjithashtu:

PD për vrasjen e të riut, Alibeaj: Asnjë kurban s’e shpëton dot Ramën nga përgjegjësia

Hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për efektivin

Vrasja e Klodian Rashës, Lleshaj: Organet do të finalizojnë shpejt hetimet

Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026