Antidroga greke: Skafistët shqiptarë profesionistë, bëjnë dhe rrugën Marok-Spanjë

27 Maj 2023 | 15:35

Trafiku i drogës Shqipëri-Turqi dhe Marok-Spanjë me mjete lundruese është vënë në qendër të vëmendjes nga televizioni kombëtar grek ERT.

Spyros Tsardakas, kreu i Drejtorisë së Antidrogës së Athinës komentoi rrugët detare duke sqaruar se skafistët që merren me transportin i gjejmë vetëm në garat e skafeve.

“Këto skafe janë shumë të shpejta, flasim për 60-70 milje më e pakta e shpejtësisë së tyre, vlera e të cilave i kalon 400.000 euro. Nisin nga Shqipëria, mbërrijnë në buzë të Peloponezit, ku mbushen me karburant. Më pas arrijnë në brigjet e Turqisë, dorëzojnë kanabisin, i cili aty ka vlerë më të shtrenjtë, e shkëmbejnë kryesisht me heroinë dhe kthehen pas,” – u shpreh Tsardakas.

Këta skafistë preferohen kryesisht nga grupet kriminale shqiptare, greke, italiane dhe spanjolle.

“Kemi evidentuar shqiptarë, të cilët ne i kishim objektiv për veprimtarinë e tyre kriminale dhe që në vazhdim kanë vepruar në zonën e Spanjës. Koha më e përshtatshme e veprimtarisë së gomoneve me drogë, sipas reportazhit, është ajo kur deti është 6-7 ballë me qëllim që ato mos të kapen nga autoritetet,” – shtoi Tsardakas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026