E trishtë| 19-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe ndërron jetë, arrestohet pronari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e premte në Prizren, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës.
Bëhet me dije se i riu që shihni në foton e mësipërme, i identifikuar si Klodian Zogaj nga fshati Lladrov, u rrëzua aksidentalisht nga skela teksa ishte duke punuar.
Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“I riu ka ra prej skeleve. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet e urgjencës që e kanë konfirmu vdekjen e të riut. Policia së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet për rasti si ‘Hetim i vdekjes’ dhe ‘Asgjësim i mjeteve dhe i sigurisë në punë’”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë që këtë të shtunë bëhet me dije se është arrestuar pronari i biznesit ku ishte i punësuar 19-vjeçari.
Pronari është dërguar në paraburgim me vendim të prokurori, ndërsa trupi i pajetë i të riut është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizën mjeko-ligjore.
LEXO GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni