“U takuan në Astir”- Gazetari: Si Milena Deraj i mori 340 mijë € familjes Ferracaku

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Eni Ferhati zbuloi detaje të reja në lidhje me dosjen e Milena Deraj, 30-vjeçares e cila akuzohet se i mori 340 mijë euro anëtarëve të familjes Ferracaku me pretendimin se do të hiqte dy burgime të përjetshme për dy anëtarë të kësaj familjeje, të përfshirë në një ngjarje kriminale në Velipojë në vitin 2021.

Ferhati zbuloi se Deraj u lidh rastëtësisht me një anëtare të famljes Ferracaku në zonën e Astirit dhe i mori paratë me këste të ndryshme me pretendimin se do të gjente një avokat që do të hiqte burgimin e përjetshëm. Por pasi u refuzua nga disa avokatë, përfshirë dhe ish-prokuroin Arjan Ndoj, Deraj thotë se u mor peng në Shkodër nga anëtarët e familjes Ferracaku nën kërcënimin e armës për t’i kthyer paratë.

“Është njohur krejt rastësisht me anëtarë të familjes Ferracaku, të cilët kishin një proces gjyqësor dhe kërkonin të shmangnin akuzën e burgimit të përjetshëm për disa anëtarë të kësaj familjeje. Ajo ka rënë në një kontakt rastësor në zonën e Astirit me një anëtare të familjes Ferrracaku duke i kërkuar këtë shumë kaq të madhe për të gjetur një avokat. Sipas vetë dëshmisë së Milena Deraj ajo ka shkuar dhe ka kontaktuar ish-prokurorin Arjan Ndoj i cili ushtron tashmë profesionin e avokatit, por zoti Ndoj nuk ka pranuar ta marrë këtë çështje, pasi ka parë gjendjen me të cilat ndodhen aktet dhe provat që ka administruar prokuroria lidhur me akuzën e vrasjes për shtetasit Hasan Abedin dhe Shyqiri Ferracaku, si dhe një nip të tyre. Pasi kishte marrë paratë në disa këste dhe nuk po gjente një avokat që të siguronte mbrojtjen ligjore, ajo ka rënë pre e kërcënimit të kësaj familjeje. Është marrë peng në Shkodër sipas saj, ku i kanë bërë dhe një video. Është mbajtur gjatë gjithë kohës nën kërcënimin e armës por pa e dhunuar atë”, tha Ferhati.

- Advertisement -

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Në burg për korrupsion, Leonard Palushi depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-shefi i hetimit të krimeve në Elbasan Leonard Palushi depoziton rekurs në gjykatën e lartë. Ai kërkon të shpallet i pafajshëm duke kundërshtuar vendimin e...

Begaj përkujton 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut

Presidenti i Republikës, Bajra Begaj, ka përkujtuar 75 vjetorin e krijimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, një dokument themelor në historinë...

“Pse s’më hap rrugën”- Si ndodhi sherri me pasojë plagosjen me armë në Korçë (EMRAT)

Të tjera detaje kanë dalë rreth sherrit për motive të dobëta mes disa personave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, konflikt i...

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, çfarë raportohet

Një sherr për motive të dobëta mes disa personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, konflikt i cili përfundoi në përdorimin e armëve...

Babai i Naimit konfirmon takimin me djalin në burg: Ç’më tha për vrasjen e Liridonës

Babai i Naim Murselit, Shabani, ka konfirmuar se ka takuar të virin në burgun e sigurisë së lartë, ku ai po mbahet si i...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×