Rriten eksportet bujqësore, Shqipëria shet më shumë fruta-perime në rajon dhe BE
Eksportet bujqësore shqiptare janë rritur në muajt e parë të vitit.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë prodhimet vendase që janë shitur jashtë rezultojnë të jenë 5.3% më të lartas se fillimin vitin e kaluar, ndërkohë që edhe përfitimi është më i madh. Vlera e përgjithshme në shitje e tyre është 12% më e lartë.
Në kulturat bujqësore, kryeson domatja nga grupi i perimeve të serrave, ku Shqipëria është e favorizuar nga prodhimi më i hershëm për shkak të klimës.
Ndër produktet kryesore të eksportuara janë gjithashtu; kastraveci, speci, lakra, qepa, preshi, dhe drufrutorët ku kryeson molla etj., për të vijuar me bimët mjekësore dhe prodhimet e agropërpunimit, ndërsa gjeografia e eksporteve “Made in Albania” është shtrirë në mbi 75 shtete të botës.
Rritja e prodhimit dhe eksporteve bujqësore është nxitur nga investimet në sera, në pikat e grumbullimit, në magazina frigoriferike dhe në gjithë zinxhirin tregtar.
Ndikim në këtë zgjerim, mendohet të ketë edhe skema e subvencionit të naftës.
Sipas statistikave, zonat me bujqësinë më intensive në vend janë Berati, Lushnja, Fieri e Divjaka, ku sigurohet mbjellje me dy sezone.
Në vitin 2022 vlera e përgjithshme e eksporteve arriti në 500 mln dollarë, ndërsa ambicia e qeverisë është që brenda dekadës ta çojë në një miliard dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje