Vriten dy vëllezër në Maliq, nëna apel: Zbuloni autorët sa më parë
10 Dhjetor 2020 |
21:06
Dy të rinj janë gjetur të vrarë në Maliq mesditën e kësaj të enjte. Viktimat janë dy vëllezër të moshës 31 dhe 33 vjeç dhe dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri. Ata janë identifikuar si Andi Olldashi dhe Martin Olldashi, banues në Pogradec.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që viktimat ishin larguar në datën 7 dhjetor nga banesa. Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”.
Familjarët e dy vëllezërve të gjetur të vrarë në Maliq, shprehen se nuk kishin dijeni nëse Andi dhe Martini ishin të përfshirë në ndonjë konflikt. Nëna e tyre, Engjëllushe Olldashi, kërkon që shteti të veprojë sa më shpejt dhe të zbardhë ngjarjen.
Lajme të Sugjeruara
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut