Kërcënonte me armë gjahu bashkëshorten dhe fëmijën e mitur, arrestohet 46-vjeçari

28 Maj 2023 | 12:06

Një 46-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Dibrës duke u parandaluar kështu një krim i mundshëm në familje. Ai kishte dhunuar gruan dhe djalin e tyre adoleshent duke u shkaktuar dëme fizike, e më pas i kërcënonte se do i vriste më armë gjahu. Arsyeja, sipas policisë, ishte xhelozia e 46-vjeçarit për bashkëshorten.

Për fat të mirë policia ka ndërhyrë duke shmangur kështu tragjedinë në familje. Në cilësinë e provës u sekuestrua arma e gjahut.

“Vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i kanosi ato se do ti vriste me armë gjahu.

Sekustrohet arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Trepç, njësia Administrative Melan, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij si dhe po i kërcënonte ato me armë gjahu, menjëherë kanë  kaluar në adresën e dhënë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të munduar kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Sh., 46 vjeç.

46-vjeçari, për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkatuar atyre dëmtime fizike, si dhe i ka kanosur se do ti vriste me armë gjahu çifte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.

Materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026