Ekzekutimi i dy vëllezërve në Maliq, viktimat janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks
Andrea dhe Martin Olldashi, të cilët u gjetën të vdekur të enjten në Maliq, rezulton të kenë marrë një telefonatë më datë 7 dhjetor, telefonatë e cila i ka bërë ata të largohen nga shtëpia ku banonin në Pogradec.
Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se për këtë gjë grupi hetimor ka sekuestruar disa telefona, përfshirë telefonat e të njohurve të dy vëllezërve, për të kuptuar më mirë dinamikën e ngjarjes, e cila mbetet ende pa autorë.
Dyshohet se viktimat janë marrë me makinë dhe janë dërguar në vendin ku dhe u gjetën të vrarë.
Dy vëllezërit Olldashi u gjetën të pajetë në një kanal në fshatin Zvirinë të Maliqit, rreth 10 kilometra në jug të Pogradecit.
Sipas policisë ata janë ekzekutuar me armë në kokë dhe gjoks ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja.
Andrea Olldashi, 33-vjeç, ka qenë i dënuar për vjedhje dhe vendosjen e një sasie eksplozivi një lokali të zonës. Në vitin 2018 rezulton të ketë dalë nga burgu. Njësoj si Andrea, edhe Martini thuhet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje.
Lexoni gjithashtu:
Dyshohet se u vranë me armë, gjenden të vdekur dy vëllezër në Maliq
Vriten dy vëllezër në Maliq, nëna apel: Zbuloni autorët sa më parë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania