I shpëtoi masakrës në banesë, Tefta Malaj kërcënohet nga njerëzit e bashkëshortit
Tefta Malaj, 39-vjeçarja shqiptare e cila u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj Taulant Malaj, ka lënë ambientet e spitalit dhe është bashkuar me djalin e saj 5-vjeçar.
Mediat italiane shkruajnë se 39-vjeçarja është kërcënuar nga familjarët e bashkëshortit të saj.
Bëhet me dije se në Itali ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Tefta Malajn dhe djalin e saj të mitur.
Gruaja së bashku me djalin i mbijetoi masakrës ku humbi jetën vajza e saj 16-vjeçare Xhesika Malaj, si dhe fqini 51-vjeçar Massimo De Santis, me të cilin bashkëshorti e akuzonte se kishte një lidhje jashtëmartesore.
Duke qenë se 39-vjeçarja është nën kërcënimin e të afërnve të bashkëshortit dhe faktit se nuk mund të kthehet në banesën ku iu vra vajza, në qytetin e Torremaggiore ka nisur një fushatë sensibilizuese në ndihmë të saj.
Avokati që ndihmonte gruan, Michele Sodrio, thotë se është “i lumtur, mbi të gjitha për solidaritetin që po tregojnë njerëzit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet