Vëllai i italianit të vrarë nga Malaj: Nuk kishte asnjë lidhje me gruan e tij

10 Maj 2023 | 20:16

Vëllai i Massimo De Santis, italianit i cili u vra mizorisht me 21 goditje thike nga Taulant Lamaj, tha se mes vëllait të tij dhe gruas së italianit nuk kishte asnjë lidhje.

“Nuk kishte asnjë lidhje fare me vëllain tim! As në lokal kur ajo erdhi me shoqet e saj për të ngrënë mëngjes, pasi i çoi fëmijët në shkollë, nuk janë parë! Massimo ishte ende në gjumë, sepse ai bënte gjithçka në lokal, nga pastiçeri e deri te sporteli’- tha Gianluca De Santis, vëllai i 50-vjeçarit të vrarë.

Gianluca përjashton çdo lloj lidhjeje mes vëllait të tij dhe 39-vjeçares Tefta duke shtuar se me familjen e taulantit kishin një fqinjësi të mirë, përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetrin dhe nuk kishin patur kurrë asnjë debat.

“Massimo jetoi në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë, e cila tani është 80 vjeç dhe e ve! Marrëdhëniet me atë familje, nënvizon ai ishin të shkëlqyera, marrëdhënie normale mes fqinjëve, ata përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetrin”. Edhe me Taulantin: “E pa dhe e përshëndeti, asnjëherë sherr, asgjë”, kujton Gianluca.

Taulant Lamaj vrau duke e goditur 21 herë me thikë Massimo De Santis, pasi dyshonte se mes tij dhe gruas së tij Tefta kishte një lidhje. Pasi vrau italianin, Lamaju kthye në banesën e tij, ku goditi për vdekje me thikë vajzën e tij 16-vjeçare, e po ashtu goditi disa herë gruan, e cila ndodhet ende në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026