Meta kthen për rishqyrtim buxhetin e vitit 2021
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm. Lajmi u njoftua në një konferencë për shtyp nga drejtori i Kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti.
Ai tha për mediat se Presidenti vendosi të kthejë për rishqyrtim projekt-buxhetin pasi:
- S’parashikon fonde të mjaftueshme për të përballuar pandeminë;
- S’parashikon fonde të mjaftueshme për të mbështetur biznesin e vogël nga ndikimi i pandemisë;
- S’ka zbatuar rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për të mos zgjeruar projektet me partneritet publik-privat;
- S’parashikon uljen e varfërisë për grupet më në nevojë;
- S’parashikon uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit;
- S’ka projekt-plan se si do të ulet borxhi i rritur publik;
- S’ka program masash për uljen e detyrimeve të prapambetura;
Panariti e cilësoi buxhetin “jo-realist” teksa theksoi me keqardhje se nuk ka tregues objektiv për sa i përket parashikimeve për ritje ekonomike, për përmirësimin e treguesve fiskal apo dhe treguesve ekonomikë të ndërmarrjeve shtetërore.
Në argumentin e shtjelluar më tej në web-faqen e Presidentit thuhet se në projekt-buxhet “politikat fiskale mbeten të diferencuara” për sa i përket: rritjes së pagave, tatim-fitimit, amnistisëfiskale dhe programit të investimeve publike.
Presidenti shpreh shqetësim pasi gjatë vitit 2020 ekonomia shqiptare hyri në recension, si pasojë direkte e pandemisë, ndërsa borxhi publik ka shkuar në 80.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBP).
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se vetëm gjatë periudhës mars-qershor vendi humbi 50 mijë vende pune si pasojë e pandemisë dhe pasojave që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Institucionet ndërkombëtare të ekonomisë si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikojnë rënie ekonomike nga -7.5% deri në -9%, ndërkohë që prodhimi i brendshëm të bjerë deri në 35.3%.
Krahas kësaj situate, viti i ardhshëm është edhe vit zgjedhor, çka pritet të kërkojë fonde të tjera, ndërkohë që qeveria nga ana tjetër ka premtuar ulje taksash, rritje pagash dhe vijim të investimeve publike.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet