Vrasja e Klodian Saliut, arrestohet në Dubai Plaurent Dervishaj
Plaurent Dervishaj, një nga katër të akuzuarit për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005, dhe bashkëpunëtor në vrasjet e Vajdin Lames dhe Artan Arsit është arrestuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Lajmi u konfirmua të shtunën nga policia. Ndalimi i Dervishajt, 48-vjeç, është bërë nga autoritetet e Emirateve pas shpalljes në kërkim nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) javën e shkuar.
SPAK e akuzon Dervishajn në lidhje me vrasjen e Klodian Saliut, e ndodhur më 26 shkurt 2005 në autostradën Tiranë-Durrës, një ditë përpara ekzekutimit me bombë të sipërmarrësit Vajdin Lamaj dhe mikut të tij Artan Arsi në Tiranë.
Për akuzën, SPAK ka si dëshmitar kryesor Luftar Reçin, një nga pjesëmarrësit në vrasje, i cili ka pranuar të bashkëpunojë për drejtësinë.
Reçi, Dervishaj dhe Saliu kanë qenë pjesëtarë të së ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, e cila drejtohej nga Lulzim Berisha. Kësaj bande i atribuohen disa vrasje të ndodhura në fund-vitet 90-të dhe fillim-vitet 2000.
Pas disa konflikteve Saliu qe shkëputur nga grupi dhe qe ri-organizuar së bashku me Endrit Doklen, edhe ky ish-anëtar i bandës.
Ekzekutimi i Saliut thuhet të jetë kryer pas dakordësimit me Lulzim Berishën nga Reçi, Dervishaj dhe Indrit Taullai, ky i arrestuar ditë më parë në Kosovë.
Tashmë nga të akuzuarit në arrati mbetet vetëm Berisha.
Vrasja e Saliut pati mbetur pa autor deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, kur Luftar Reçi pranoi të rrëfehej duke treguar gjithë dinamikën e ngjarjes.
Dervishaj ishte i vetmi nga anëtarët e bandës së Durrësit që nuk u dënua për përfshirje në veprimtarinë e grupit dhe nuk bëri asnjë ditë burg.
Lexoni gjithashtu:
“I penduari”, SPAK zbardh dy vrasje të bujshme të 15 viteve më parë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania