Komandant “Ujku”, flet dëshmitari i 7-të kundër Pjetër Shalës në Hagë
Në seancën gjyqësore në rastin kundër Pjetër Shalës i njohur me nofkën komandat “Ujku”, tashmë ka nisur dhënien e dëshmisë së tij dëshmitari i shtatë me pseudonimin TW4-01.
Ndërsa ky dëshmitar ndodhet në sallën e gjyqit, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia e ka njoftuar atë me masat mbrojtëse. Ajo shtoi se për arsye të mbrojtjes së identitetit të tij pjesa më e madhe e dëshmisë do të jetë në seancë private.
Trupi gjykues theksoi se pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, zbardhja e dëshmisë së tij do të rishikohet në kohën e duhur dhe do të bëhet publike sa më shumë që të jetë e mundur.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraparë që për 12 orë të bëjë pyetje për dëshmitarin e shtatë.
Pjetër Shala, seancën e sotme po e përcjell nga qendra e paraburgimit përmes një video-telefonate.
Shala ndodhet në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës