Situatë e rënduar në RMV, 28 të vdekur, viktima më e re një 22-vjeçare shtatzënë nga Shkupi
Situata në Maqedoninë e Veriut, sa vjen dhe përkeqësohet.
Shifrat e të infektuarve me COVID janë në rritje, ndërkohë që bluzat e bardha janë në limitet e përballimit të gjendjes së krizës. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 28 të vdekur, ku viktima në moshën më e re ishte një 22-vjeçare shtatzënë. Sakaq janë regjistruar edhe 929 raste te reja infektimesh.
Korrespondentja e Euronews Albania në Shkup, Ferikan Iljazi tha se po mendohet për masat që mund të merren gjatë fundvitit, por zyrtarisht nuk duhet se ka vendim për kufizime të reja përveç atyre që janë vendosur deri tani.
Ajo tha se frika e përhapur në opinionin publik për shkak të lajmeve të rreme ka bërë që shumë qytetarë të shkojnë me vonesë në spital, çka ka sjellë si rrjedhojë që edhe numri i vdekjeve në këtë vend të jetë më i larti në rajon.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq