Vuçeviç: Serbia e ka përcaktuar se cilat janë vijat e saj të kuqe

31 Maj 2023 | 10:23

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha të mërkurën se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme.

Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, Vuçeviç përsëriti akuzat e Beogradit zyrtar se fajtore për këtë situatë janë autoritetet në Kosovë.

Ai i cilësoi vendimet e tyre si “të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime”.

Ai, po ashtu, tha se janë përcaktuar vijat e kuqe.

“Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë çdo detyrë, ndërsa, nga aspekti politik, Serbia e ka përcaktuar se cilat janë vijat e kuqe kur ajo gjendet në një situatë, në të cilën i kërcënohen interesat jetike kombëtare dhe shtetërore. Po flasim për – Zoti na ruajt – skenarë ku dikush vret serbë”, tha Vuçeviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026