I dërguari i Vuçiç, kush është polici serb që dhunoi trupat e KFOR

30 Maj 2023 | 15:53

Dhuna e ushtruar ndaj trupave të KFOR në veri të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Objektivi i qindra aparateve fotografik të fokusuar në këtë përplasje mes huliganëve serbë që jetojnë atje dhe trupave paqeruajtës, kanë identifikuar mes turmës dhjetra persona të cilët as nuk janë banorë të zonës e as shtetas kosovarë.

Ky që shihni në foto, është identifikuar si Dragan Smigicin një polic serb nga qyteti Rudares në Serbi.

Mediat raportojnë se Dragan është dërguar nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç për të orkestruar dhunën në veri të Kosovës.

Ardhja e një personi që nuk është as banor i zonës e as shtetas i Kosovës në një zonë ku tensionet mund të përcipitojnë nga momenti në moment, sipas mediave bëhet për të nxitur dhe provokuar përplasjet mes banorëve dhe trupave të KFOR.

Në rrjete sociale janë publikuar pamjet kur Dragan shihet duke goditur ushtarët e KFOR-it në Kosovë me shkop policie.

Të paktën 41 ushtarë të KFOR janë lënduar si pasojë e përplasjeve dhe 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026