Balena-spiune shfaqet sërish në brigjet e Suedisë, shërbimet sekrete në alarm
Një balenë-spiune ruse është lokalizuar në ditët e fundit në brigjet e Suedisë nga një organizatë që punon pikërisht për ta gjurmuar atë.
E njohur me emrin “Hvaldimir”, balena u pa për herë të parë në brigjet e Norvegjisë në vitin 2019, e pajisur me një parzmore ruse.
Pasi ka kaluar vite duke udhëtuar me ngadalë drejt jugut nga ekstremi verior i Norvegjisë, balena ka përshpejtuar lëvizjet në ujërat norvegjeze në muajt e fundit.
Organizata “OneWhale” deklaroi se beson se ky nxitim i papritur i balenës është i paqartë.
Balena e llojit “beluga” u shfaq për herë të parë në afërsi të ishullit Ingoja 4 vjet më parë. Ishulli ndodhet 415 kilometra nga Murmansku, ku ndodhet baza e Flotës Veriore të Rusisë.
Kur u zbulua, ajo mbante veshur një parzmore të pajisur me një kamera të tipit “GoPro” të montuar dhe disa mbajtëse me mbishkrimin “Pajisje e Shën Pjetërburgut”.
Zbulimi çoi në një hetim të shërbimit të brendshëm të inteligjencës së vendit nordik, që më vonë deklaroi se kishte gjasa që balena të ishte trajnuar nga ushtria ruse.
Që prej atëherë ajo është njohur lokalisht si “Hvaldimir”, sipas termit norvegjez të balenës, “hval”, dhe presidentit rus Vladimir Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset