54-vjeçari dhunon të riun në Tiranë, i merr me forcë varësen nga qafa

31 Maj 2023 | 11:13

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi i mori me forcë varësen e qafës një 25-vjeçari.

Shtetasi R.K., së bashku me një person tjetër, u konfliktuan me 25-vjeçarin dhe pas përplasjes fizike i morën atij varësen që mbante në qafë.

Ende nuk është identifikuar bashkëpunëtori i 54-vjeçarit, ndërkohë që  materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ende të paidentifkuar, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin J. I., 25 vjeç, dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, varësen që mbante në qafë”, njofton policia.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosi me thikë taksistin dhe i mori paratë, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve me dhunë në qershor

Një 27-vjeçar, i arrestuar pas grabitjes së një taksisti në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, dyshohet se është autor edhe i pesë vjedhjeve të tjera me dhunë...
12:14 | 19/06/2026

Nga investimi në Zvërnec e Sazan deri tek negociatat, zbardhen temat që do të diskutohen në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu zbardh agjendën e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar që do të mbahet nesër në orën...
12:04 | 19/06/2026

Sherri në gjyq, futen në izolim vëllezërit Bushgjokaj

Vëllezërit Bushgjokaj janë futur në izolim në seancën e kësaj të premte pas sherrit të regjistruar më datë 15 qershor në GJKKO. Gjatë seancës së...
11:16 | 19/06/2026